Kërcënimi me jetë i administratorit të Vllaznisë, shkon në vendngjarje Voltana Ademi

Një sasi tritoli është vendosur në automjetin e administratorit të Vllaznisë, Suad Lici në Shkodër..

Fatmirësisht lënda plasëse nuk ka shpërthyer pasi Lici e ka pikasur në kohë dhe ka lajmëruar menjëherë policinë.

Mësohet se makina ka qenë e parkuar në afërsi të banesës së Licit, dhe derimë tani policia nuk ka asnjë të dyshuar si autor për vendosjen e pakos së dyshimtë.

Pritet që në Shkodër të mbërrijnë eskpertë të forcave xhenio në mënyrë që të bëjnë shpërthimin e kontrolluar të pakos.

Lici është kërcënuar dhe më parë për shkak të postit të tij në krye të Vllaznisë, ngjarje për të cilat më parë ka lajmëruar dhe kryetaren e Bashkisë së Shkodrës Voltana Ademi.

Kjo e fundit ka mbërritur pak minuta më parë në vendngjarje, dhe ka ofruar mbështetjen e saj në drejtim të administratorit të Vllaznisë.


Shtuar 16.02.2020 09:32