Shqiperia denon sulmin izraelit duke e quajtur te pajustifikueshem
Albeu.com
Ministria e Punëve të Jashtme të Shqipërisë ka reaguar ndaj sulmit të anijes me ndihma humanitare për Rripin e Gazës nga izraelitët. Në një deklaratë për shtyp Ministria e Jashtme thekson se është duke ndjekur me shqetësim ... zhvillimet e fundit në Lindjen e Mesme ku gjashtë anije me aktivistë ndërkombëtarë të paqes që transportonin ndihma humanitare në drejtim të Rripit të Gazës u sulmuan nga forcat ushtarake izraelite dhe si pasojë gjetën vdekjen një numër civilësh e u plagosën disa të tjerë.

"MPJ e konsideron këtë sulm si të pajustifikueshëm dhe u bën thirrje autoriteteve izraelite të hetojnë menjëherë në lidhje me këtë ngjarje e cila ka tensionuar stabilitetin rajonal dhe me gjerë" përfundon deklarata e Ministrisë së Jashtme shqiptare.
Shtuar më 31/05/2010, ora 20:31
Tage: arkiv

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori