Shqipëria dënon masakrën mbi minoritetet në Irak
Pëlqej
Ministria e Jashtme e Shqipërisë dënon me force, masakrën me baza fetare të rreth 80 burrave të besimit jazidi dhe rrëmbimin e grave dhe vajzave të të njëjtit besim në fshatin Kochos, në veri të Irakut nga luftëtarët e organizatës së Shtetit Islamik (ISIS).

Përmes një deklarate për mediat, PPJ shprehet se, Qeveria shqiptare shpreh vlerësimin për përpjekjet e komunitetit ndëkombëtar në stabilizimin e Irakut dhe vlerëson përpjekjet e ndërkombëtarëve për vendosjen e sundimit të ligjit në të gjithë territorin e Irakut. Njëherësh, Qeveria shqiptare konfirmon angazhimin e saj për unitetin dhe integritetin territorial të Irakut. /albeu.com/
Shtuar më 16/08/2014, ora 18:05
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori