Shqiperia aplikon per antaresim ne Bashkimin Europian
Albeu.com
Kryeministri Sali Berisha i dorezoi sot zyrtarisht Bashkimit Evropian kerkesen e Shqiperise per statusin e kandidatit ne Bashkimin Evropian. “Te mbeshtetur ne traktatin e Bashkimit Evropian dhe ne deshiren dhe aspiraten ...... e shqiptareve ne kemi kenaqesine te hedhim kete hap. Shprehim dhe afirmojme konsideratat tona me te larta”, u shpreh kryeministri Berisha, duke i dorezuar kerkesen per aplikim, homologut cek Topolanek, vendi i te cilit eshte kryesuesi i radhes i BE-se.

Kryeministri Berisha ne nje konference te perbashket per shtyp me Topolanek e cilesoi kete dite si moment historik, nderkohe qe shqiptaret e konsiderojne anetaresimin si endrra me e bukur.

“Vij ketu per te dorezuar kerkesen e Shqiperise, per te marre statusin kandidat. Dua t’ju siguroi se Shqiperia e merr kete obligim dhe e konsideron procesin si nje moment te madh per te punuar per kete projekt historik.

Nga ana e tij, kryeministri Topolanek vleresoi se prej sot Shqiperia ka nje rruge te madhe per te bere, ndersa premtoi se Cekia do te jete mbeshtetese e proceseve integruese edhe pas perfundimit te presidences se BE-se.

Ne kete ceremoni foli edhe drejtori i Zgjerimit ne Komisionin Evropian, Michael Lee, i cili kerkoi zhvillimin e zgjedhjeve te lira, pasi ato mbeten test per te ardhmen e Shqiperise.
Shtuar më 28/04/2009, ora 23:52
Tage: arkiv

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori