Shqipëri: Universitetet, kuotat në Ministri
Pëlqej
Albeu.com
Rektorët e Universiteteve nesër duhet të dorëzojnë në Ministrinë e Arsimit propozimet për kuotat e pranimit. Ndërkohë që më datën 1 mars do të nisin regjistrimet e maturantëve që duan të vazhdojnë shkollën e lartë, në bazë të kërkesave të maturantëve dhe propozimeve të Universiteteve do të caktohen dhe kuotat.Rektorët propozuar, gati të njëjtin numër kuotash me vitin e kaluar, afërsisht me 10 për qindësh shtesë. Por, ajo që kanë problem duke nisur që nga ky vit akademik, është numri i ulët i pedagogëve. Nga viti në vit, numri i studentëve është shtuar, por numri i pedagogëve ka mbetur po ai. Disa muaj më parë, ata kanë çuar propozimet dhe për pedagogë të rinj, por ende nuk kanë marrë përgjigje.

Rektori i Universitetit të Tiranës

“Kemi propozuar po ato kuota, sa miratoi Ministria e Arsimit vjet, me pak rritje, megjithatë, janë dhe disa fakultete që po presim të sjellin propozimet. Por, problemi është te pedagogët. Është një mosbalancë e madhe, janë 802 pedagogë të brendshëm dhe 870 pedagogë të jashtëm. Sipas Kartës së Bolonjës, pesha specifike e pedagogëve të jashtëm, duhet të jetë 25 për qind. Rrjedhimisht, nevojat për pedagogë të brendshëm janë të mëdha. Të mendosh, që janë 16 mijë studentë të Universitetit të Tiranës me 802 pedagogë të brendshëm. Pra, të paktën 200 deri 250 pedagogë duhet të kalojnë të brendshëm. Ndërkohë problemi tjetër është mospatja e kabineteve. Ne kërkojmë investime për dy ambiente të reja, në mënyrë që të ndahet Fakutleti Filologjik me Gjuhët e huaja, dhe Drejtësia me Shkencat Sociale”, thotë Rektori i Universitetit të Tiranës, Shezai Rrokaj.

Universiteti i Vlorës

“Ne, po punojmë me fakultetet, do ta diskutojmë me dekanët dhe do të dërgojmë propozimet tona në Ministrinë e Arsimit. Aktualisht kemi menduar të propozojmë po ato kuota që ishin dhe vjet, që gjithësesi ishin të larta për kushtet tona dhe duke patur parasysh përpjekjen e qeverisë për masivizimin e shkollës, do të propozojmë dhe pak më tepër. Por, bashkë me kuotat, ne na duhet dhe një numër më i madh pedagogësh dhe ambiente. Vetëm për këtë vit me këtë numër studentësh, kemi kërkuar 10 pedagogë më tepër. Nëse duhet të zbatohen standartet, të shprehura dhe në Deklaratën e Bolonjës, do të na duhen 30 pedagogë, por kjo rritje pedagogësh dhe personeli, s’mund të bëhet menjëherë, ne jemi të ndërgjegjshëm për këtë gjë. Megjithatë, jemi të bindur që nga viti në vit dhe ky problem do të korrigjohet”, thotë Bilal Shkurtaj, Rektori i Universitetit të Vlorës.

Universiteti i Shkodrës

“Ne patëm mbledhje senati, kështu që gjetëm mundësinë të diskutonim dhe për kuotat. Ato, do të jenë afërsisht sa ato të viti të kaluar, pasi ne, kaq mund të përballojmë. Në ndonjë degë, si matematikë, fizikë, apo për dy gjuhë të huaja, që vitin e kaluar u miratua një numër kuotash i lartë, për të mos patur fiktivitet, kemi kërkuar më pak kuota, pasi dhe vjet nuk u plotësuan këto vende. Megjithatë jemi në nivelet e vjetshme. Ndërkohë, i kemi kërkuar Ministrisë së Arsimit dhe rritje të profesoriatit dhe presim përgjigje. Kemi kërkuar rreth 23 pedagogë, shtesë. Për vitin e ardhëm akademik, jemi në kuotën 1960 studentë, 300 më pak se sa vjet, pasi nuk na u plotësuan vjet, kuotat në disa degë. Për Ekonomikun, kemi kërkuar për secilën nga degët, turizëm, biznes dhe Financë, 90 kuota, dhe po 10 kuota, për secilën degë për studentët e trojeve jashtë. Juridik, 120 kuota plus 10 nga trojet jashtë vendit, 130 gjithësej. Psikologji 120 kuota. Për Fakultetin Ekonomik, kërkesat janë për më tepër se kaq kuota, por nuk kemi ambiente, për të këtë arsye, e kemi lënë në kufirin e 100 kuotave për secilën degë. Në nivelin e vjetshëm, kemi mbajtur dhe degët e fakultetit filologji, si histori, gjuhë, letërsi, cikli i ulët” thotë Mahir Hoti, Rektori i Universitetit të Shkodrës.

Universiteti i Elbasanit

“Ende nuk e kemi përfunduar punën me kuotat, pasi janë dhe disa fakultete që nuk i kanë sjellë propozimet, por sidoqoftë, do t’ia dërgojmë brenda afatit Ministrisë së Arsimit. Ndërsa për numër pedagogësh, për të cilët kemi mungesa, kemi kërkuar që të na shtohen rreth 10 pedagogë”, thotë Jani Dade, Rektori i Universitetit të Elbasanit.

Universiteti i Gjirokastrës

“Kushtet e Universitetit të Gjirokastrës, janë të tilla që nuk pranojnë shtim kuotash, prandaj ato do të mbeten në kuota minimale. Kemi menduar, që për sistemin e kohës së plotë për çdo degë, të ketë nga 50 vende dhe nga 30 vende, për sistemin me kohë të pjesëshme, pra për 5 degët që e ofrojnë këtë sistem. Arsyet, janë sepse nuk ka ambiente të mjaftueshme dhe mësimi zhvillohet me dy turne. Edhe një shtesë, që mendonim se mund t'i shtohej godinës së universitetit, është pezulluar edhe pse kishte leje ndërtimi. Pavarësisht se ndërtimi kishte filluar dhe janë hedhur disa milionë lekë nga buxheti i shtetit, ajo., nuk besojmë se do të mbarojë në shtator, për shkak se i kanë dalë pronarët, jo një, por disa pronarë me dokumente të mbivendosura. Godina, është e pozicionuar në qendrën muzeale të qytetit. Në këto kushte, kuptohet që ne nuk mund të kërkojmë shtim të numrit të studentëve. Edhe raportet e pedagogëve, janë të paplotësuara. Edhe pse duhet që të kemi një pedagog, për 20 studentë, aktualisht kjo shifër, është një pedagog për student, në universitetin tonë. Ne, na duahet minimalisht një numër prej 30-40 pedagogësh më shumë", thotë Kristaq Kikina, Rektor i Universitetit të Gjirokastrës.

Universiteti Politeknik

Ndërkohë, ky Universitet ka përgatitur dhe propozimet për kuotat e këtij viti. Ato, janë në nivelin e kuotave të vjetshme. Kjo, pasi mungojnë si profesorati dhe ambientet. Më tepër kuota, ata kanë propozuar për degë si, Inxhinieria e gjeoburimeve 100 vende, Arkitekturë 100 kuota, dhe Inxhinieria e ndërtimit 150 vende. Këtë vit dhe inxhinieria mekanike, ka një numër të lartë vendesh, 120 kuota.

Universiteti Politeknik

Fakulteti Elektrik

Dega elektrik 75 kuota

Dega elektronik 100 kuota

Fakulteti i Inxhinierisë Mekanike

Inxhinieri mekanike 120 kuota

Inxhinieri tekstile 50 kuota

Ing. e meterialeve 30 kuota

Fakulteti i Gjeologji Minierave

Ing. e gjeoburimeve 100 kuota

Inxhinieria e tokave 60 kuota

Gjeoinformatik 60 kuota

Fakulteti i Inxhinierisë së Ndërtimit

Arkitekturë 100 kuota

Inxhinieri ndërtimi 150 kuota

Gjeodezi 50 kuota

Inxhinieri ambjenti 50 kuota

Inxhinieri fizike 35 kuota

Inxhinieri matematike 35 kuota

Fakulteti edukim ne distanc

Inxhinieri elektrike 30 kuota

Inxhinieri mekanike 30 kuota

Universiteti i Tiranës

Fakulteti i Shkencave të Natyrës

Informatikë 80 -

Matematikë 60 -

Ing Matematike, Informatike 60 -

Kimi 60-80 8 troje

Biologji 50 5

Biologji Mjedisore 50 5

Kimi Industriale 40 6

Kimi,Teknologji Ushq. 50 10

Fizikë 120 15

Gjithsej 570-590 49

2. Fakulteti i Shkencave Sociale

Pedagogji-Psikologji 90 10

Pune Sociale 90 10

Sociologji Filozofi 80 5

Shkenca Politike 80 5

Gjithsej 340 30

3. Fakulteti i Gjuhëve të Huaja

Anglisht 120 6 trojet

Italisht 100

Frëngjisht 90

Gjermanisht 80

Rusisht 30

Greqisht 40

Turqisht 30

Gjithsej 490

4. Fakulteti i Mjekësisë

Mjekësi e Përgjithshme: 250

Stomatologji: 70

Farmaci 80

Gjithsej 400

5. Fakulteti i Ekonomisë

Informatikë ekonomike 60 30 trojet

Ekonomiks 80

Administrim Biznesi 530

Financë 530

Gjithsej 1200

Filiali i Sarandës: 100

6. Fakulteti i Drejtësisë 300 10

7. Fakulteti i Infermierisë 250 15

8. Fakulteti i Historisë dhe Filologjisë

Gjuhë – Letërsi 100 5

Gjeografi 100 5

Histori 100 5

Gazetari 50 5

Gjithsej: 350 20

Universiteti i Shkodrës:

1960 studentë gjithësej

300 më pak se sa vjet

Matemtikë 60

Fizikë 60

Bilologji Kimi 90

Histori 90

Gjeografi 90

Anglisht 90

Gjuhë Letërsi90

Drejtësi 150

Adm. Biznes 90

Finan Kont. 90

Mark.Turiz. 90

Cikli i Ulët 120

C.Ulët, par. 60

Italisht 50

Gjermanisht 50

Informatikë 90

Punë Sociale 90

Psikologji 120

Infermieri 120

Universiteti i Elbasanit:

2000 studentë gjithësej

25 degë

7 fakultete

Gazetari: 100 kuota

Shk. Sociale: 100 kuota

Part-time: 1200 kuota

Universiteti i Gjirokastrës:

Biologji-Kimi 50 kuota

Mate.-Fizikë 50

Histori-Gjeog. 50

Gjuhë-Let. 50

Cikli i Ulët 50

Cikli i Ulët dhe

Parashkollor 50

Admini. Publik 50

Kontabilitet Financë 50

Manaxhim Turizëm 50

Gjuhë Greke 50

Anglisht 50

Infermieri 50

Matem. Informatike 50

Italisht 50

Universiteti i Korçës:

Finacë 60

Administrim Biznes 40

Marketing 40

Turizëm 40

Cikli i Ulët 120

C.Ulët, parashkollor 80

Ing Agroekonomike 40

Gjuhë-Letërsi 100

Anglisht 78

Matematikë 32

Filozofi Sociologji 70

Infemrmieri 100

Agrobiznes 50

Agronomi 50

Hotikulturë 50

Universiteti i Tiranës:

16771 studentë gjithësej ditën

3929 studentë part-time

5324 viti i I

4215 viti i II

3699 viti i III

2891 viti i IV

487 viti i V

195 viti i VI

nga DENISA XHOGA, Gazeta Metropol
Shtuar më 27/02/2006, ora 17:33
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori