Shqiperi, sot dita me e nxehte
Albeu.com
Temperaturat e larta që kanë mbërthyer këto ditë vendin, sot shënojnë kulmin. Ndërkohë mjekët u rekomandojnë qytetarëve shmangien nga rrezet e diellit për të shmangur kështu probleme serioze me shëndetin.
Sot temperatura më e lartë do të jetë 37 gradë Celsius dhe do të shënohet sot dhe nesër në Tiranë, Durrës, Fier. Në qytetet e tjera temperaturat do të variojnë nga 36 si në Elbasan, 2-3 grade me te uleta ne Vlore e Sarande, kurse temperatura më e freskët në këtë stinë vere do të regjistrohet në Korcë, vetëm 28 gradë Celsius.

Temperaturat në qytetet kryesore për ditën e sotme do të jenë: Tirana 37 gradë me e larta dhe 21 më e ulëta, Durrës 37-21, Shkodër 33-23, Vlorë 30-20, Kukës 33-18, Elbasan 35-22, Fier 37-21, Korcë 28-15, Gjirokastër 32-22 dhe Sarandë 35-24 grade Celsius.

Temperaturat e njëjta do të vazhdojë dhe nesër, e shtunë, ndërsa pritet që ditën e dielë të bien me 2-3 gradë Celsius. Në qytete si Elbasani priten dhe reshje lokale, por temperaturat nuk do të zbresin, vecse me 2 grade.
Shtuar më 16/07/2010, ora 10:05
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori