Shqiperi, Rendohet gjendja e deputeteve greviste
Pëlqej
Albeu.com
Greva e urisë së deputetëve të partive të vogla, Lëvizjes Socialiste për Integrim dhe Partisë Demokristiane vazhdon edhe sot.
Tek deputetet duken shenjat e rëndimit të gjendjes shendetesore, ndërkohë që mbrëmë deputeti Frrok Gjini ka vendosur të ndërpresë edhe ujin duke refuzuar edhe kujdesin e mjekëve.

Pavarësisht rëndimit të gjendjes shëndetësore në një intervistë telefonike që dha mbrëmë për Top Channel nga ambientet e grevës, kryetari i LSI-se Ilir Meta deklaroi se ata nuk do të dalin nga greva dhe nuk tërhiqen nga kërkesat e tyre për mosvotimin e kodit të ri zgjedhor. (tch)
Shtuar më 15/11/2008, ora 18:49
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori