Shqiperi, probleme te medha me boren
Albeu.com
Bora e rënë gjatë orëve të fundit në të gjitha qytete e vendit, ka shkaktuar vështirësi në akset rrugore të vendit. Kështu rreshjet e borës të cilat kanë nisur në orën 23.00 të ditës së premtes në Korçe ka shkaktuar bllokimin e disa rrugëve në të cilat do të mund të kalohet vetëm më zinzhirë.

Sipas të dhënave nga korrespodentja jonë mësohet se kalimi është me zinzhirë në akset kryesore Korçë - Progradec, Korçë- Ersekë apo edhe Korçë - Kapshticë, ku në këto rrugë mund të kalohet vetëm më zinzhirë. Por probleme ka pasur edhe në Qaf- Plloçe, Qaf - Thanë dhe Qafe e Qarrit. Ndërsa disa zona që janë të bllokuara në këtë qark janë Dardhë, Vithkuq, Mokër, Lekas dhe Voskopojë.
Por e njëjta situata paraqitet edhe në Dibër ku veç akseve rrugore që kalohen me vështirësi ka edhe zona dhe fashtra të bllokuara për shkak të trashësisë së borës. Kështu komuna e Lurës vazhdon të jetë e bllokuar mbi 35 ditë dhe komunikimi bëhet vetëm nga Rrësheni. Gjithashtu edhe Kalaja e Dodës është bllokuar, edhe
komuna Selisht. Ndërsa në Bulqizë është e bllokuar komuna Trebisht, Ostren, Zerqan, komuna Macukull dhe Xibër. Ndërsa në Qafën e Buallit makinat mund të kalojnë vetëm me zinzhirë, ndërsa aksi rrugor Peshkopi - Librazhd është i bllokuar.

Në Tropojë reshjet e borës, që vazhdojnë të bien kanë krijuar bllokimin e fshatrave të komunave të Lekbibajt, Margegajt, Tropojës së vjetër e fshatra të veçantë të komunave të tjera.
Ndërkohë, trashësia e borës në qytetin e Bajram Currit arrin në mbi 30 centimetra, ndërsa në zonat rurale mbi 80 centimetra. Pavarësisht reshjeve të borës, të gjitha akset rrugore nacionale të këtij rrethi janë të kalueshme, ndonëse është i domosdoshëm përdorimi i zinxhirëve në akset rrugore Fierzë-Qafë Mali dhe Bajram Curri -Krumë.

Por situata me borën është e vështirë edhe në Kukës. Reshje të dendura bore kanë përfshirë këtë zonë duke përkeqësuar situatën në aksin kryesor rrugor Morinë- Kukës-Qafë Shllak, që gjithsesi është i kalueshëm, por në disa segmente të tij, ku trashësia e borës arrin afro 30 centimetra, është i domosdoshëm përdorimi i zinxhirëve. Ndërkohë, në këtë segment po punojnë për normalizimin e situatës edhe 3 borëpastruese.
Të kalueshme me zinxhirë janë edhe akset rrugore Kukës- Shishtavec, ku po punon një makinë borëpastruese dhe Kukës- Bushtricë, ndërsa lëvizja e mjeteve në aksin rrugor Kukës -Krumë është thuajse normale. Vazhdojnë të jenë të bllokuara akset rrugore që lidhin fshatrat e komunave të Arrnit, Zapodit, Grykë Cajës e Kalisit me qytetin e Kukësit dhe ku trashësia e borës arrin nga 50- 70 centimetra.
Shtuar më 13/02/2010, ora 23:46
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori