Shqiperi, opozita akuzon Berishen, Berisha opoziten
Pëlqej
Albeu.com
Debat i ashper ne parlamentin shqiptar. Kryeministri Berisha akuzoi opozien se eshte e lidhur me mafian. Kunderpergjigja e opozites permes Erion Braces ishte po aq e ashper: "Ti je i lidhur me krimin".Berisha: Opozita e lidhur me mafian

Berisha i është drejtuar opozitës me akuza të shumta gjatë fjalës së tij në Parlament duke theksuar se Shqipërinë para vitit 2005 e drejtonin bosët e mafias. Sipas Berishës fondet pëfundonin në xhepat e bosëve të mafias. Berisha tha gjithashtu se Partia Demokratike erdhi në pushtet kur liria e tregut, ekonomia e lirë ishte zëvendësuar nga klientela. Berisha e ka identifikuar opozitën me klanin e Zemunit dhe me bandën e Aldo Bares. Ndërkohë që Berisha ka hedhur këto akuza në drejtim të opozitës nga ana tjetër ka theksuar edhe arritjet e shumta që sipas qeveria ka realizuar gjatë qeverisjes së saj gjatë këtyre tre viteve. Sipas Berishës para vitit 2005 qeveria në pushtet nuk kishte ndërrmarrë asnjë reformë në drejtim të arsimit apo edhe institucioneve të tjera por vetëm ishin bërë pazare për interesat e pushtetarëve.Megjithatë gjatë gjithë fjalimit të tij në Kuvend, Berisha ka folur vetëm për sukseset e qeverisë së tij duke mos u ndalur në asnjë çast dhe duke duke e anashkaluar mocionin e mosbesimit që opozita i drejtoi atij, lidhur me çështjen Fazlliç.


Braçe : Berisha i lidhur me krimin

Opozita ka reaguar me tone të ashpra në Kuvend ndaj Kryeministrit Berisha nëpërmjet nënkryetarit të grupit Parlamentar, Erion Braçe lidhur me mocionin e mosbesimit i ngritur ndaj Berishës për çështjen "Fazlliç". Braçe tha se Berisha është i lidhur me krimin pasi ai është i implikuar në afera korruptive dhe në marrëdhëniet ilegale me biznesmenin serbo - boshnjak Damir Fazlliç. Sipas Braçes pushteti politik nuk është më në duart e Kryeministrit por shteti është i kapur nga familja e Berishës. Nënkryetari i grupit Kuvendor, Braçe, tha gjithashtu se Berisha është i përgjegjshëm për të gjitha lidhjet në aferat korruptive dhe se ai i ka shkaktuar dëme të mëdha ekonomisë dhe sigurisë kombëtare.
Shtuar më 04/11/2008, ora 07:03
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori