Shqipëri- OBSH, marrëveshje në fushën e shëndetit publik
Ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj ka nënshkruar marrëveshjen e bashkëpunimit Shqipëri-OBSH, në fushën e shëndetit publik, me drejtoreshën e Zyrës Rajonale të OBSH-së për Evropën Zsuzsanna Jakab.

“Kjo është marrëveshja e 13-të e bashkëpunimit ndërmjet Shqipërisë dhe OBSH-së, që nga viti 1992, ndërkohë që vjen pas suksesit të bashkëpunimit të marrëveshjes së mëparshme”, -është shprehur Beqaj.

Gjatë vizitës për nënshkrimin e marrëveshjes së re, Ministri Beqaj zhvilloi një sërë takimesh me drejtues të lartë të Zyrës Rajonale të OBSH-së për Evropën, ku u ra dakord ndërmjet të tjerash, që së bashku me OBSH-në, “të fillojmë punën për hartimin e një Politike Kombëtare të Shëndetit Publik (National Health Policy), e cila duhet të bazohet në axhendën e OBSH-së për Rajonin e Evropës ‘Shëndet 2020’, por dhe në angazhimin e qeverisë shqiptare për të ecur drejt mbulimit universal” –ka thënë më tej ministri Beqaj.

Marrëveshja 2-vjeçare është nënshkruar gjatë një vizite zyrtare pune në Kopenhagen, Danimarkë, me ftesë të Zyrës Rajonale të Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH) për Evropën. /albeu.com/
Shtuar më 25/02/2014, ora 13:01

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori