Shqiperi, nga aksidentet sot: 2 te vdekur, 3 te plagosur
Albeu.com
Dy të vdekur dhe tre të plagosur është bilanci i dy aksidenteve të shënuar njëri në aksin Librazh-Përrenjas e tjetri në Lezhë-Shkodër, paraditen e së martës.Aksidenti i parë ndodhi në vendin e quajtur Pishkash, ku si pasojë e daljes nga rruga të një furgoni ka humbur jetën drejtuesi i saj Marjus Toska, 24 vjeç. Mjeti me targa FR 8872 C ka devijuar e për pasojë 24 vjeçari Toska , banues në Tiranë humbi jetën ndërsa u plagos edhe 59-vjeçari, A.N. i cili është derguar në spitalin rajonal Librazhd.

Ndërkohë që në fshatin Gocaj në aksin Lezhë-Shkodër dy automejete janë përplasur e për pasojë një person ka mbetur i vdekur në vend e dy të tjerë janë plagosur.
Viktima është identifikuar si Terezina Frroku. Policia ka mbërritur në vendngjarje për hetime.
Shtuar më 27/07/2010, ora 21:33
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori