Si po i lehtësojnë markat luksoze pasojat e Covid-19

Gucci

Marka italiane ofroi 1,100,000 maska kirurgjikale dhe 55,000 veshje mjekësore. Gucci gjithashtu po ndihmon në fushatat e mbledhjes së fondeve, duke kontribuuar në Departamentin e Mbrojtjes Civile Italiane dhe Fondin e Përgjithshëm të Solidaritetit.

Ralph Lauren

Ralph Lauren premtoi 10 milionë dollarë për të lehtësuar dëmet e Covid-19. Po kështu do të prodhojë 250,000 maska për fytyrën dhe 25,000 veshje mbrojtëse për mjekët.

Prada

Prada financoi ndërtimin e tre spitaleve të reja në Milano si edhe do të prodhojë 110,000 maska dhe 80,000 veshje mjekësore që do të dorëzohen në spitalet e Toskanës.

Louis Vuitton

LV shpërndan falas te autoritetet shëndetësore franceze xhel antibakterial. Kompania gjithashtu premtoi 40 milionë maska për fytyrën.

Bulgari

Bulgari do të prodhojë më shumë se 100,000 shishe me dezinfektues duarsh. Bulgari gjithashtu ka dhuruar fonde për spitalin Spallanzani.

Estée Lauder

Estée Lauder do të dhurojë 2 milionë dollarë për vendet ku nuk ka burime të mjaftueshme për të luftuar koronavirusin. Gjithashtu financoi rihapjen e një fabrike në Nju Jork për të prodhuar xhel antibakterial.

Armani

Armani dhuroi 1.4 milionë dollarë për spitalet dhe organizatat shëndetësore në Itali.

Versace

Donatella dhe Allegra Versace premtuan 200,000 euro për spitalin San Raffaele në Milano.

Burimi: Harper’s BAZAAR


Shtuar 30.03.2020 11:43