Shqiperi, ne testin e Letersise ngelin 1600 maturante
Albeu.com
Jo pak, por 1600 maturantë, nuk e kanë kaluar dot testin e radhës së Maturës Shtetërore, atë të Letërsisë. Këtyre maturantëve, ju humbet e drejta për të vazhduar shkollën e lartë gjatë këtij viti.Vlen të theksohet se me pikë maksimale janë vlerësuar vetëm 14 maturantë. Ata kanë grumbulluar 49 pikë, nga 50 pikë që kishte provimi. Ndërkohë 4.5% është numri i ngelësave në provimin e parë të maturës shtetërore.

Agjensia Kombëtare e Pranimit në Intitucionet e Arsimit të Lartë (APRIAL), bën të ditur se, kalueshmëria në shkallë kombëtare është rreth 95%. Sipas drejtorit të APRIAL, Frederik Shalësi në të gjithë Shqipërinë janë marrë mbi 200 dhjeta, për të cilat praktikisht maturantët kanë grumbulluar 45-50 pikë në testet e provimit të Letërsisë.
Shtuar më 18/06/2009, ora 15:35
Tage: arkiv

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori