Si në filma, djali rigjen vajzën e fëmijërisë dhe martohet

Dashuria ndonjëherë vjen tek ne në format më të cuditshme të mundshme.

Kështu dy të rinj janë dashuruar me njëri-tjetrin por të nxitur nga e kaluara kur akoma ishin të pavetdijshëm.

Një foto bardhë e zi dhe dy fëmijë të vegjël të ulur. Djali mbështet drejt vajzës për ti dhënë një puthje.

Një kujtesë që daton në fillim të viteve ’90 dhe për dekada me rradhë ishte e mbyllur në sirtarë.

Dy fëmijët quhen Evgenij dhe Irina dhe tani ata janë 27 dhe 25 vjeç. Fotografia është realizuar kur fëmijët ishin fqinjë në Krime por më vonë nëna e Evgenij u zhvendos në Novosibirsk, Siberi, me djalin e tij të vetëm trevjeçar. Pothuajse 20 vite më vonë ai arriti që të gjentë vogëlushen e asaj fotografie dhe tani janë të martuar e së shpejti do të bëhen prindër të një fëmije.

Kur ishin fëmijë, prindërit e tyre kishin miqësi së bashku dhe ishin fqinj. Dy famijet takoheshin shpesh dhe kalonin pushimet së bashku. Kur Irina erdhi në jetë, Evgenij ngacmohej nga prindërit të cilët me shaka i thonin: ‘E dashura jote ka ardhur në jetë”

Megjithatë në vitin 1993 prindërit e tij vendosën të ndaheshin dhe e ëma u kthye në vendin e origjinës, duke e marrë me vete. Që atëherë, Evgenij dhe Irina nuk e kanë parë njëri-tjetrin. Kujtimi i vetëm që kishin për njëri-tjetrin lidhej me ato fotografi të vjetra kur dy familjet ishin ende të bashkuara.

Të dy pyesnin shpesh se kush ishte personi në fotografi. Vetëm një ditë, në vitin 2015, i inkurajuar nga nëna e tij, 27-vjeçari vendosi që të gjejë vajzën që shumë vite më parë e kishte afër. Ndërsa kontrolloi në profilin në rrejtet sociale të nënës së saj ai gjeti vajzën tashmë 23-vjeç dhe e kontaktoi.

“Të kujtohem unë?”-e pyeti ai. Dhe Irina iu përgjigj: “Nuk më kujtohesh por e di se kush je, kam fotot tuaja.”

Kështu të dy filluan të flsinin dhe disa muaj më vonë ajo shkoi ta takojë.

“Ishte dashuri me shikim të parë,”-tha Evgenij.

Pas dy vitesh lidhje, ai i bëri propozimin për martesë dhe me 22 nëntor bënë ceremoninë martesore. Së shpejti ata do të bëhen prindër, pasi Irina është shtatzënë dhe po pret një djalë.


Shtuar 16.02.2020 22:58