Nuk i shkojnë studentët, Rama i ulëret rektorëve dhe dekanëve
Shqiperi, moti i keq - probleme nga akulli
Pëlqej
Albeu.com
Gjate nates te gjitha akset nacionale kane qene te kalueshme nje pjese e te cilave me zinxhire. Ne keto akse eshte bere pastrimi ne oret e mengjesit me mjete bore-pastruese dhe hedhjen e kripes dhe skorjes.
Rruga Korce-Pogradec ka qene e kalueshme, nderkohe qe vetem ne oret e para te mengjesit segmenti Qaf Plloce-Petrushe per shkak te uljes se temperatures pa paraqitur veshtiresi ne qarkullim dhe eshte kaluar vetem me zinxhire per shkak te shtresave te akullit.

Ne aksin rrugor Pogradec-Qafe Thane levizja ka qene normale dhe pa probleme. Sipas shtabit te emergjencave civile 9 mjete bore-pastruese jane vendosur gjate nates ne te gjitha akset nacionale pasi gjate mbremjes ne aksin rrugor Qafe Plloce-Pogradec pas fillimit te reshjeve te debores dhe uljes se temperaturave, levizja e automjeteve eshte bere me veshtiresi dhe me zinxhire.

Temperaturat ne juglindje te vendit kane qene nen zero dhe kane varuar nga -6 ne 2 grade. Situate e ngjashme eshte edhe ne disa segmente rrugore ne verilindje te vendit.

Akset rrugore nacionale jane te gjitha te kalueshme por ne disa zona kerkohet kujdes per shkak te prezences se akullit ne rruge. Probleme jane hasur ne Shkoder-Vermosh. Shkoder-Puke - Kukes- Qafe e Malit, si dhe ne Mirdite.
Shtuar më 24/11/2008, ora 22:15
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori