Shqipëri: Miratohet Matura Shtetërore
Pëlqej
Albeu.com
Miratohet projekti i paraqitur nga ministri i Arsimit dhe Shkences, Genc Pollo, per pranimet ne shkollat e larta. Qeveria percakton kriteret per perzgjedhjen e kandidateve, skemen qe mbeshtetet mbi noten mesatare te kater viteve dhe krijimin e Komitetit perkates.Ja vendimi i plote:

Qeveria "Berisha" ka miratuar projektin e Matures Shteterore per pranimet ne shkollat e larta. Perkunder debateve te shumta per kete teme, ne mbledhjen e radhes te kabinetit qeveritar i eshte dhene "ok"-i propozimit te ministrit te Arsimit dhe Shkences, Genc Pollo, si nje alternim i provimeve te detyruara dhe i atyre me zgjedhje. Qeveria ka percaktuar "krijimin e Matures Shteterore, qe do te realizoje provimet e pjekurise ne perfundim te arsimit te mesem 4 dhe 5-vjecar, nepermjet vleresimit te jashtem". Ashtu sic ishte parashikuar, Matura do te perbehet nga provime te detyruara dhe provime me zgjedhje. Sipas vendimit te qeverise, arsimi i mesem do te konsiderohet i perfunduar kur nxenesi ka arritur rezultate kaluese ne provimet e detyruara.

Ndersa kane te drejte te kerkojne vijimin e shkollave te larta publike, vetem ata kandidate, te cilet kane kryer provimet e Matures Shteterore ose ekuivalentet e saj. Ne kete rast, behet fjale per nxenesit, qe kane kryer arsimin e mesem jashte Shqiperise. "Berisha" ka urdheruar ngritjen e Komitetit te Matures Shteterore, prane dikasterit te drejtuar nga Pollo. Ky Komitet, perberja dhe detyrat e te cilit pritet t'i caktoje ministri i Arsimit dhe Shkences, do te drejtoje e organizoje provimet e Matures Shteterore. Nderkaq, pranimet ne shkollat e larta publike, si rregull, te mbeshteten ne rezultatet e shkolles se mesme, sipas skemes se miratuar, 20 per qind ne noten mesatare te te gjitha viteve te shkolles se mesme dhe 80 per qind ne mesataren e notave te provimeve te Matures Shteterore.

Gjithashtu, qeveria ka percaktuar se, perzgjedhja e kandidateve per t'u pranuar ne shkollat e larta publike do te mbeshtetet ne kriteret e pergjithshme, te hartuara nga Ministria e Arsimit dhe Shkences, pas keshillimit me shkollat e larta publike. Megjithate, keto shkolla mund te percaktojne kritere te vecanta, ne perputhje me kriteret e pergjithshme. Me miratimin e Matures Shteterore shfuqizohen tashme te gjitha aktet nenligjore per provimet e pjekurise dhe urdhrat, qe mbeshteten ne to. Propozimi i Pollos per Maturen Shteterore eshte diskutuar gjeresisht ne qarqet universitare. Nje pjese e dekaneve jane shprehur kunder aplikimit te saj, pasi ka paqartesi te shumta, duke kerkuar forcimin e arsimit profesional. Ndersa te tjere e kane mirepritur projektin, si "nje hap te duhur ne arsimin shqiptar".

PIKAT E VENDIMIT

1. Krijohet Matura Shteterore, e cila realizon provimet e pjekurise ne perfundim te arsimit te mesem 4 dhe 5-vjecar, nepermjet vleresimit te jashtem. Matura Shteterore do te perbehet nga:

a) provime te detyruara

b) provime me zgjedhje.

2. Arsimi i mesem quhet i perfunduar kur nxenesi arrin rezultate kaluese ne provimet e detyruara

3. Kane te drejte te kerkojne te vazhdojne shkollat e larta publike, vetem ata kandidate, te cilet kane kryer provimet e Matures Shteterore ose ekuivalentetet e saj, per nxenesit, qe kane kryer arsimin e mesem jashte vendit

4. Krijohet Komiteti i Matures Shteterore, prane Ministrise se Arsimit dhe Shkences, per drejtimin dhe organizimin e provimeve te Matures, perberja dhe detyrat e te cilit te caktohen me urdher te Ministrit te Arsimit dhe te Shkences

5. Pranimet ne shkollat e larta publike, si rregull, te mbeshteten ne rezultatet e shkolles se mesme, sipas kesaj skeme:

a) 20 per qind ne noten mesatare te te gjitha viteve te shkolles se mesme

b) 80 per qind ne mesataren e notave te provimeve te matures shteterore

6. Perzgjedhja e kandidateve per t'u pranuar ne shkollat e larta publike te mbeshtetet ne kriteret e pergjithshme, te hartuara nga Ministria e Arsimit dhe Shkences, pas keshillimit me shkollat e larta publike. Keto shkolla mund te percaktojne kritere te vecanta, ne perputhje me kriteret e pergjithshme

7. Efektet financiare:

a) per provimet e Matures Shteterore te mbulohen nga buxheti i Ministrise se Arsimit dhe Shkences dhe nga tarifa e provimit me zgjedhje

b) per pranimet e kerkesave per studim ne shkollat e larta publike, te mbulohen nga buxheti i shkollave te larta dhe nga tarifa perkatese (tarifat e mesiperme te percaktohen me urdher te perbashket te Ministrit te Arsimit dhe Shkences dhe atij te Financave)

Korrieri
Shtuar më 11/02/2006, ora 16:16
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori