Berisha-Ramës: Ik, sepse do mbetesh në histori si kryeministri më i lig dhe tradhtar i shqiptarëve!

Ish-kryeministri Sali Berisha ka mbërritur në Fier, dhe gjatë fjalës së tij në atë që e quan “Foltore”, ai ka dhënë një mesazh për kryeministrin Edi Rama duke i thënë të largohet, sepse pas Enver Hoxhës do mbetet në histori si kryeministri më i keq dhe më tradhtar i shqiptarëve.

“Të dashur demokratë dhe demokrate të Fierit. I dashur z.kryetari i PD-së të degës Fier dhe deputet i Fierit, Luan Baçi, para së gjithasht duhet të përulem para jush, sepse nën drejtimin e degës së PD ju këto vite e shndërruat Fierin në qytetin e qëndresës, dhe më të fuqishme ndaj narkoshtetit dhe bëtë që qytetarët e Fierit të kenë më shumë besim te ju, Sot ne mbidhemi këtu me një motiv, motivi ynë është ai që buronte nga zemrat tuaja pak më parë: “Rama ik”. Rama ik sepse pas Enver Hoxhës do mbetesh në histori si kryeminsitri më i keq, më i lig, më tradhtar i Shqipërisë dhe kombit shqiptar. Ne ulemi këtu sot miqtë e mi 8 vite pas qeversjes së tij në një kohë që kemi zbritur nga kreu në fund për rrogat 30 përqind më të ulëta se Kosova. Kjo sepse kryeministri i vendit nis mandatin e tretë me veturë luksoze 500 mijë euro. Kjo sepse kryeministri shëtit në fundjavë me aeroplan në dispozicion, i shkon fluturimi deri në 300 mijë euro. E gjitha kjo sepse ministrat e babzitur porosisin biftekun sa 3 rroga të një qytetari. Edi Rama u vret cdo minutë, çdo orë, çdo ditë të ardhmen shqiptarëve”, tha Berisha./albeu.com


Shtuar 21.09.2021 18:27