Shqipëri-Kosovë, politika të përbashkëta shëndetësore
Ministri i Shëndetësisë Vangjel Tavo ka pritur të martën në një takim Ministrin e Shëndetësisë së Kosovës Ferid Agani. Ecuria e marrëveshjes mes dy vendeve tona, reforma në shëndetësi si dhe mundësia e ngritjes së një grupi për dizanjimin e politikave të përbashkëta shëndetësore ishin tema kryesore e bisedës mes dy ministrave.

Në një dalje të përbashkët publike për median, pas takimit, të dy zyrtarët kanë pohuar vazhdimin e bashkëpunimit mes dy vendeve.


“Do të vazhdojë të jetë një bashkëpunim i ngushtë profesional dhe efekas duke siguruar një shërbim shëndetësor sa më cilësor për të gjithë shqiptarët në të dyja anët e kufirit”, u shpreh Tavo.


“Bashkëpunimi në fushën e shëndetësisë mes dy vendeve ka qënë shumë sektorial. Në këtë pikë vlen të përmendet marrëveshja e firmosur nga dy ministrat e shëndetësisë për trajtimin e pacientëve të Kosovës në qendra të nivelit terzial, në QSUT për disa shërbime të specializuara si kardiokirurgji, onkologji dhe neurokirurgji. Në të njëjtën kohë dhe trajtimi i rasteve spitalore vecanërisht urgjencave në spitalin e Gjakovës dhe të Prizrenit, ka qënë vecanërisht i rëndësishëm për ne”, u shpreh Ministri i Shëndetësisë z. Tavo.

Pjesë e bashkëpunimit mes dy vendeve janë dhe trajnime, kualifikime të përbashkëta, konferenca dhe seminare.
Me tej Ministri i Shëndetësisë z. Vangjel Tavo, është ndalur në memorandumin e firmosur në fushën e farmaceutikës në sektorin e kontrollit të cilësisë së barnave. Specialistë të dyja institucioneve kanë kryer kontrolle dhe vizita të përbashkëta në fabrikat prodhuese të medikamente në të dyja vendet.

Në të njëjtat pika është ndalur gjatë fjalës së tij dhe Ministri i Shëndetësisë së Kosovës.
“I kam prezantuar homologut shqiptar kërkesën për trajnimin e kuadrove për kontrollin e cilësisë së produkteve mediciale, por edhe për analizimin e mundësive të krijimit të një tregu të përbashkët për prodhuesit medicinale vendorë.” u shpreh ministri kosovar i shëndetëisë, duke kërkuar dhe ndihmë për ngritjen e kapaciteteve profesionale në spitalet e Gjakovës dhe Prizrenit.

Ministri Kosovar Agani duke e cilësuar tepër të cmuar ndihmën e Shqipërisë në procesin e reformimit të sistemit shëndetësor në Kosovë hodhi idenë e një ngritjes së një grupi të përbashkët pune për “dizanjimin” e politikave të përbashkëta shëndetësore. “ Keshtu shërbimet e nivelit terzial për të cilat ka nevojë Kosova mund të zhvillohen në mënyrë koherent. /albeu.com/
Shtuar më 11/09/2012, ora 18:13

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori