Shqipëri-Kosovë, memorandum mirëkuptimi në fushën e planifikimit të territorit
Ministrja e Zhvillimit Urban dhe Turizmit, Eglantina Gjermeni, nënshkroi sot në Prishtinë me Ministrin e Mjedisit dhe Planifikimit Hapesinor memorandumin e mirëkuptimit në fushën e planifikimitterritorit, strehimit, ndërtimit dhe legalizimeve.

Marrëveshja parashikon në terma konkrete shkembimin e eksperiencës mes dy institucioneve për fushën e planifikimit, ku Kosova ka ecur më shpejt me miratimin e paketes ligjore. Pala kosovare premtoi ndihmë konkrete në hartimin e planeve hapësinore lokale të njësive vendore.

Ministri Gashi vlerësoi procesin e legalizimeve që ka ndërmarrë Shqipëria duke u shprehur se dy vendet tona ngjasojne edhe ne kete drejtim, pasi te dy palet po perpiqen te vendosin kontrollin mbi territorin dhe ti thone stop ndertimeve informale.

Palët u angazhuan të bashkëpunojne ne fushen e planifikimit me fokus te vecante zhvillimin e zonave me potencial turistik, sic eshte rasti i masterplanit te Alpeve ku te dyja palet kane avancuar dhe rastii prezantimit te paketa te perbashketa turistike, te cilat do te zhvillohen tashme edhe ne nivel rajonal. /albeu.com/
Shtuar më 15/04/2014, ora 18:51

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori