Shqipëri-Kosovë, bashkëpunim në fushën juridike
Ministria e Drejtësisë nënshkroi një Memorandum Bashkëpunimi me Agjencinë për Ndihmë Juridike Falas të Republikës së Kosovës. Qëllimi i këtij Memorandumi është bashkëpunimi i ndërsjellët ndërmjet Komisionit Shtetëror për Ndihmën Juridike dhe Agjencisë për Ndihmë Juridike Falas të Republikës së Kosovës për mbrojtjen efektive të të drejtave, lirive dhe interesave të ligjshëm të individëve përmes dhënies së ndihmës juridike cilësore në përputhje me parimin e reciprocitetit.

Ky bashkëpunim do të realizohet me ane të ofrimit të ndihmës juridike shtetasve të palëve nënshkruese të Memorandumit të Bashkëpunimit, zhvillimit të takimeve për shkëmbimin e eksperiencave në fushën e ndihmës juridike si dhe koordinimit të aktiviteteve te përbashkëta. /albeu.com/
Shtuar më 18/05/2012, ora 15:42

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori