Shqiperi: Korrespondeca, kërkesat dy-tri herë më të larta
Albeu.com
Mbyllen regjistrimet e kërkesave në sistemin part-time. Kërkesat janë tepër të larta, megjithatë kriter skualifikues do të jetë mesatarja. Ndërkohë aty ku nuk është plotësuar kuota do të pranohen të gjithë, si në matematikë, por edhe të tjerët do të shihet mundësia për t’i pranuar, nëse e miraton Ministria e Arsimit, thotë dekani i Fakultetit të Shkencave të Natyrës, Llukan Puka.Ndërsa në degët e mësuesisë është tejkaluar me dy-tri herë kuota e miratuar, si në Histori për 150 vende kandidojnë 600 vetë, apo letërsi, për 150 kuota kandidojnë 400 vetë. Ndërsa në Juridik, duket se konkurrenca do të jetë tepër e lartë dhe përzgjedhja tepër e vështirë, detyrimisht do të kërkojë dhe rigorozitet. Për Juridikun konkurrojnë mbi 500 vetë për 200 kuota.

Rregullorja

Dje në orën 12.00 u mbyllën regjistrimet dhe më pas dosjet iu dorëzuan dekanit. Ndërkohë në fillim të nëntorit do të bëhen pranimet.

Rektorët kanë kërkuar që pranimet në sistemin me shkëputje nga puna të bëhen në bazë të mesatares së shkollës së mesme. Pritet vetëm miratimi zyrtar i kësaj ideje. Ndërkohë vazhdon të jetë në fuqi fakti që aty ku numri i kërkesave është më i ulët se numri i kuotave të miratuara, kandidatët do të regjistrohen të gjithë. Po kështu, nëse kalohet shumë pak numri i kuotave, Ministria Arsimit do të pranojë propozimet për kuotat shtesë.

Si do të bëhet përzgjedhja me mesatare

Pranimet do të bëhen duke regjistruar fillimisht ata me mesatare më të lartë, e më pas të bëhet zbritja deri sa është kuota. Dekani i Universitetit të Drejtësisë, Kudret Çela, i cili është dhe iniciatori i idesë së mesatares, ka shpjeguar që fillimisht do të regjistrojë ata me mesatare 10 të katër viteve, pastaj ata me mesatare 9.9, më pas ata me mesatare 9.8 e me radhë. Kështu, derisa të plotësohet kuota e pranimeve, 200 vetë. Në këto kushte, në Fakultetin Drejtësi zor të ketë studentë të part-time me mesatare poshtë 9-ës. Kjo do të bëjë që sistemi me kohë të pjesshme të jetë shumë larg sistemit të korrespondecës, aplikuar disa vite më parë.

Tiranë, 1300 kuota gjithsej

Kërkesa Pranime
Juridik 520 200 kuota
Histori 600 150 kuota
Gjeografi 300 150 kuota
Gjuhë-letërsi 400 150 kuota
Ekonomik 700 600 kuota
Matematikë 11 50 kuota
Biologji 78 50 kuota
Informatikë 48 30 kuota
Shtuar më 29/10/2005, ora 18:40
Tage: arkiv

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori