Shqiperi, kompromisi per kartat eshte shume afer
Albeu.com
Qeveria dhe opozita jane ne momentet e fundit te arritjes se nje kompromisi te mundshem per cmimin e pajisjes me leternjoftime elektronike te te gjithe qytetareve pa pasaporte.Negociatoret e te dyja paleve kane konfirmuar per Top Channel se po punohet mbi nje dokument kompromisi te paraqitur nga disa ambasadore, ku propozohet qe kategoria e mbi 700 mije personave pa pasaporte te paguajne vetem 200 leke per te marre kuponin e aplikimit dhe kjo oferte do te jete e vlefshme deri me 20 qershor.

Mesohet se propozimi eshte pranuar nga kryeministri Berisha megjithese nuk konsiderohet si zgjidhje e problemit, ne parim mund te pranohet si kompromis nga kreu i socialisteve, Edi Rama.

Por perderisa nuk ka nje OK-ej perfundimtar negociata ende nuk mund te quhet e mbyllur. Ajo qe eshte propozuar nga nderkombetaret merr ne konsiderate nje kerkese te Partise Socialiste per te zgjeruar skemen e subvencionit nga qeveria per cdo qytetar pa pasaporte.

Kryeministri e ka pranuar kete zgjidhje perderisa leternjoftimet nuk jepen falas, por shkohet prane subvencionimit thuajse te plote, duke iu afruar maksimalisht kerkeses se opozites. (tch)
Shtuar më 25/04/2009, ora 02:40
Tage: arkiv

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori