100 vjeçari del nga spitali i shëruar prej koronavirusit

Një 100-vjeçar në Kinë është rekuperuar plotësisht nga epidemia e koronavirusit, njoftonin sot mediat shtetërore. Ai raportohet të jetë mes disa dhjetra pacientëve të liruar sot nga spitalet e Vuhan.

Plaku besohet se është njeriu më i moshuar që shpëton nga sëmundja vrasëse, megjithëse vuante nga Alzhaimer, tensioni i lartë dhe nga zemra. ai ishte shtruar dy javë më parë.

Të moshuarit dhe të sëmurët janë kategoria më e rrezikuar nga forma e rëndë e koronavirusit dhe janë këshilluar të qëndrojnë larg vendeve publike në rast të përkeqësimit të epidemisë.

Britania e Madhe ka sugjeruar që masat e parandalimit të përforcohen në mbrojtje të të vjetërve e të sëmurëve.


Shtuar 11.03.2020 08:04