Shqiperi, KLD ka zgjedhur 5 kryegjyqtaret
Albeu.com
KLD ka zgjedhur 5 kryegjyqtaret e 5 gjykatave me te rendesishme ne vend. Mes emrave te zgjedhur eshte dhe Gjovalin Pernoca.Perfundon mbledhja e KLD, zgjidhen 5 kreret e rinj te Gjykatave

Ora 16:30-Perfundon mbledhja e KLD me zgjedhjen e 5 krereve te rinj te gjykatave me te rendesishme ne vend, mes te cilave Gjykates se Krimeve te Renda dhe te Apelit te Krimeve te Renda. Dritan Hallunaj eshte zgjedhur kryetari i Gjykates se Shkalles se Pare te Krimeve te Renda ne vend te Sander Simonit. Gjovalin Pernoca eshte zgjedhur kreu i Apelit te Krimeve te Renda ne vend te Dhimiter Lales. Keshilli i Larte i Drejtesise ka zgjedhur gjithashtu dhe kreret e gjykatave te rretheve te cilet do te jene, Artur Malaj per qarkun e Vlores, Alltun Cela per Saranden dhe Kastriot Selita per Peshkopine.
Zgjedhja e ketyre kryetareve vjen pak jave pasi KLD emeroi 16 kryegjytaret e rinj ne mbare vendin, nderkohe per pak dite perfundon edhe mandati i kryetarit te Gjykates se Larte ceshtje e cila do te therrase serish ne votim anetaret e Keshillit qe menaxhon sistemin gjygjesor ne vendin tone

KLD, Topi: Reforma në drejtësi, zgjidhje e më të mirave

Ora 13:10- Në mbledhjen e sotme të Këshillit të Lartë të Drejtësisë Topi deklaroi se reforma në drejtësi të mbetet zgjidhje e më të mirave. KLD zgjedh sot kryetarin e Gjykatës së Apelit të Krimeve të Rënda. Pikërisht për këtë post kandidatë janë vetëm Dhimitër Lara dhe Gjovalin Përnoca, anëtarë të trupit gjykues të cilët tre ditë më parë vendosën të lironin nga masa e arrestit shtëpiak Arben Sefgjinin. Ky i fundit në gjykim për akuzën e “rrëmbimit dhe mbajtjes peng të personit” në bashkëpunim në tre raste në dëm të Avdyl Loshajt, Ziso Kristopullit dhe Remzi Hoxhës, në 1995 Gjithashtu KLD do të zgjedhë sot edhe kryetarët e katër gjykatave të tjera; Gjykatës së Shkallës së Parë për Krime të Rënda, ku janë katër kandidatura, si dhe do të zgjidhen kryegjyqtarët e Vlorës, Sarandës dhe Dibrës. (s.g/news24)
Shtuar më 28/05/2008, ora 22:49
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori