Shqiperi, javen tjeter temperatura deri ne 40 grade
Albeu.com
Moti i nxehtë dhe me tempertura të larta deri në 40 gradë pritet që të na shoqërojë ditët e para të gushtit. Sinoptikania e pranë qendrës METEOALB, Lajda Porja deklaroi se pas datës 2 temperaturat do të pësojnë një rritje me disa gradë.
Kjo sipas sinoptikanes do të vijë si pasojë e ardhjes së të nxehtit afrikan dhe pritet që të prekë më shumë zonat e ulëta.Ndërkohë që për këtë fundjavë temperaturat nuk do t’i kalojnë 35 gradët.
Shtuar më 31/07/2010, ora 19:45
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori