Shqipëri-Izrael, dimensione të reja në bashkëpunimin ekonomik
Zëvendëskryeministri Niko Peleshi dhe ministri i Bujqësisë Edmond Panariti morën pjesë në Forumin e Biznesit Shqipëri-Izrael, i cili u zhvillua në Tel Aviv, me iniciativën e Dhomës së Tregtisë Shqipëri-Izrael, e krijuar kohët e fundit.

Zëvendëskryeministri Peleshi tha se ky Forum do t’i japë marrëdhënieve mes dy vendeve një dimension të ri në fushën ekonomike. Peleshi bëri të ditur se takimet e zhvilluara atje ishin frytdhënëse në drejtim të përftimit të eksperiencave më të mira menaxhuese si në fushën e energjisë, turizmit, bujqësisë, etj.

Kështu, qeveria shqiptare mori garanci të plotë nga pala izraelite për t’u mbështetur nga ana teknike me ekspertizë, por edhe me skema të njohura si të suksesshme të partneritetit publik-privat, për të adresuar problemin e ujit në Shqipëri. Në takime u diskutua edhe lidhur me projektet për ndërtimin e rrjetit të gazifikimit në Shqipëri, ku Izraeli ofron kontribut të veçantë, si nga biznesi ashtu dhe nga qeveria e këtij vendi.

Me interes të posaçëm nga pala izraelite u pritën diskutimet për sektorin e turizmit, ku Shqipëria përmes potencialeve të panumërta që ofron, po tërheq gjithnjë e më tepër interesin jo vetëm të turistëve, por edhe të investitorëve izraelitë.


“Ishte një Forum Ekonomik i iniciuar nga Dhoma e Tregtisë Shqipëri-Izrael, e cila është krijuar kohët e fundit. Ishte një Forum Ekonomik, i cili në fakt tregoi se marrëdhëniet tona me Izraelin nga marrëdhënie politike shumë të mira dhe historikisht të qëndrueshme, tani mund të kalojnë në një dimension tjetër, duke u zgjeruar edhe në fushën ekonomike.
Pjesëmarrja e bizneseve të shumta nga sektorë të ndryshëm të Izraelit në këtë forum tregoi që interesi ekziston nga pala izraelite. Ashtu sikundër edhe ne pretendojmë që ekonomia shqiptare sot për shkak të eksperiencës së akumuluar nga biznesi, për shkak të një modeli të ri ekonomik, i cili po instalohet nga qeveria e re me synimin e zhvillimit ekonomik dhe shoqëror të vendit, do i japë më shumë frymëmarrje investimeve vendase dhe të huaja si dhe mendojmë se do të ketë një vijimësi shumë të mirë" u shpreh Peleshi.




Ndërkohë që së bashku me Ministrin e Bujqësisë, Zhvillimit Rural dhe Administrimit të Ujrave, Edmond Panariti zhvilluam edhe takime të tjera në nivel qeveritar.
Shtuar më 26/10/2013, ora 18:30
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori