Shqipëri- Itali, dy vende me histori miqësie të pazëvendësueshme
Kryeministri Edi Rama priti sot, në takim, Ministren e Punëve të Jashtme të Italisë, Emma Bonino. Kryeministri e falënderoi Znj. Bonino për vizitën dhe i shprehu mirënjohjen për mbështetjen e Italisë në të gjitha fushat e zhvillimit në Shqipëri, e në veçanti në rrugën drejt integrimit evropian.

"Në takim u shpreh angazhimi i dyanshëm për zgjerimin e bashkëpunimit, në frymën e marrëdhënieve të shkëlqyera mes dy vendeve dhe në kuadër të Partneritetit Strategjik, duke u përqendruar në rritjen e shkëmbimet tregtare dhe shtimin e investimeve italiane në Shqipëri." thuhet në njoftimin e Kryeministrisë.

Ministrja Bonino ka siguruar Kryeministrin Rama për mbështetjen e fortë që Italia i ka dhënë dhe do të vazhdojë t'i japë Shqipërisë në rrugën e integrimit drejt Bashkimin Evropian. /albeu.com/

Shtuar më 09/10/2013, ora 14:50
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori