Shqipëri-Hungari, forcimi i bashkëpunimit ekonomik prioritet i dy vendeve
Bujar Nishani
Presidenti i Republikës, Bujar Nishani priti sot në një takim Kryeministrin e Hungarisë, Victor Orban, i cili viziton vendin tonë në kuadër të 100-vjetorit">100-vjetorit të Pavarësisë.

Presidenti Nishani e falenderoi Kryeministrin Orban për praninë e tij në ceremoninë e festimit të 100-vjetorit">100-vjetorit të Pavarësisë duke e konsideruar këtë si një mesazh të qartë të miqësisë historike dhe bashkëpunimit të shkëlqyer ndërmjet dy popujve dhe vendeve tona.

Kreu i Shtetit gjeti rastin dhe vlerësoi lart mbështetjen e palëkundur të Hungarisë në procesin e integrimit euroatlantik të Shqipërisë.

Nga ana e tij, Kryeministri hungarez u shpreh se vendi i tij ka mbështetur dhe vazhdimisht ka ngritur zërin në mbështetje të përshpejtimit të procesit të anëtarësimit të Shqipërisë në Bashkimin Evropian duke shprehur bindjen se Hungaria do të vazhdojë të luajë rolin e saj në realizimin e këtij objektivi që përbën perspektivën për Shqipërinë dhe gjithë rajonin.

Presidenti i Republikës shprehu bindjen se Shqipëria dhe shoqëria shqiptare do të vazhdojnë përpjekjet për arritjen e standardeve evropiane që do t’i shërbejnë në radhë të parë qytetarëve të saj duke konsideruar gjithashtu se Shqipëria megjithëse një vend i vogël mund të japë kontribute të rëndësishme për familjen evropiane të tilla si tolerance dhe bashkëjetesa fetare, respekti për tjetrin ndryshe, fryma e bashkëpunimit rajonal dhe politika e fqinjësisë së mirë, të cilat i ka demonstruar gjatë gjithë historisë së saj.

Të dy bashkëbiseduesit ndanë mendimin se forcimi i bashkëpunimit ekonomik do të mbetet një prioritet për dy vendet tona.
Shtuar më 28/11/2012, ora 15:27

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori