Shqipëri-Gjermani, drejt një bashkëpunimi të përforcuar
Pëlqej
Ministri i Jashtëm Ditmir Bushati vlerësoi sot rolin mbështetës që Gjermania dhe institucionet e saj i kanë dhënë dhe po i japin Shqipërisë në procesin e integrimit evropian, si dhe në fusha të tjera të bashkëpunimit dypalësh.

Gjatë një takimi me nënkryetarin e Parlamentit gjerman, z. Johannes Singhammer, Bushati vlerësoi marrëdhëniet e shkëlqyera mes Shqipërisë e Gjermanisë dhe rikonfirmoi vullnetin e palës shqiptare për intensifikimin e mëtejshëm të dialogut politik të nivelit të lartë dhe bashkëpunimit Parlamentar.

Gjithashtu, bashkëbiseduesit ndanë mendimin për rëndësinë që ka Konferenca Rajonale e Nivelit të Lartë që do të zhvillohet në Berlin nën drejtimin e Kancelares Dr. Angela Merkel në dt. 28 gusht, si shprehje e drejtpërdrejtë e angazhimit dhe mbështetjes së Gjermanisë për rajonin e Ballkanit dhe procesin e integrimit evropian. /albeu.com/

Shtuar më 21/08/2014, ora 11:31
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori