Dobėsohet monedha
europiane nė Shqipėri. Javėt e fundit
euro ėshtė zhvlerėsuar
kundrejt lekut shqiptar me disa pikė dhe trendi tregon se ky zhvlersim do vijoj edhe pėr disa kohė. Njė
euro ėshtė shkėmbyer me 138 lekė
kundrejt 142 lekėve qė shkėmbehej disa javė mė pare.
Sipas specialistėve janė disa faktorė qė kanė ndikuar nė vlerėsimin e monedhės sonė kombėtare. Kriza ekonomike qė ka pėrfshirė eurozonėn e ka dobėsuar ndjeshėm monedhėn
euro duke vlerėsuar monedhėn amerikane.
Nė kursin e kėmbimit valutor njė dollar ėshtė shkėmbyer sot me 109 lekė duke arritur kėshtu vlerėn mė tė lartė krahasuar kjo me 2011.
Pėrveē krizės specialistėt pėrcaktojnė edhe zgjedhjet nė Greqi si faktor qė kanė sjellė uljen e euros nė eurozonė dhe nė tregun tonė tė brendshėm.
Qė pas ditės sė dielė me zgjedhjet elektorale nė Francė dhe Greqi,
euro ka pėsuar tronditje tė forta veēanėrisht
kundrejt dollarit amerikan, stėrlinės britanike, jenit japonez, por edhe
kundrejt lekut shqiptar. Ndėrkohė qė edhe mundėsitė e daljes sė Greqisė nga eurozona kanė dhėnė ndikim nė zhvlerėsimin e monedhės
europiane.
Ndėrkohė ulja e monedhės
europiane ka ardhur edhe si pasojė e pakėsimit tė dėrgesave prej emigrantėve shqiptarė. E megjithatė pėr shqiptarėt njė zhvlerėsim i monedhės
europiane mund tė pėrcaktohet si pozitive pasi pjesa mė e madhe e kredimarrėsve nė vend i kanė marrė kredi nė
euro dhe si rezultat paguajnė mė pak nė krahasim me mė parė.
Ndėrkohė ata qė ata qė humbasin janė eksportuesit tė cilėt do tė kenė mė pak fitime. /albeu.com/
Shtuar më 21/05/2012,
ora 10:18