Shqipëri: Deputetët e opozitës për disa minuta u konfrontuan me oficerët e Gardës
Albeu.com
Deputetët e opozitës në Shqipëri patën dje "një kontakt të afërt të llojit të parë" me oficerët e Gardës së Republikës. Megjithatë, pas konfrontimit disa minutësh ata hynë në sallën e Kuvendit.Oficerët e Gardës tentuan të pengojnë hyrjen brenda të nënkryetarit të grupit parlamentar të PS, Petro Koçi të përjashtuar për dy javë nga byroja parlamenatre.
Sipas BBC-së, oficerët e gardës mbanin në dorë vendimin e byrosë parlamentare të Kuvendit të ditës së mërkurë sipas të cilit për dhunë të ushtruar ndaj oficerëve të gardës në seancën paraprake të Kuvendit, deputeti socialist Petro Koçi përjashtohet dy javë nga punimet e Kuvendit.
Socialistët thanë se e dinin këtë gjë, mirëpo Petro Koçi do të hynte bashkë me ta për të marrë pjesë në mbledhjen e grupit parlamentar dhe jo në sallën e kuvendit.
Koçi, thanë socialistët, nuk është përjashtuar nga ne për të marrë pjesë në mbledhjen e grupit parlamentar.
"Dakord", thanë drejtuesit demokratë të kuvendit, por për këtë duhej paraqitur më parë një kërkesë nga grupi parlamentar socialist në byronë parlamentare. qik
Shtuar më 17/03/2006, ora 09:43
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori