Ministra e
Mbrojtjes, znj. Mimi
Kodheli priti sot në një takim të veçantë komandantin e Marinsave Mbretërorë britanikë,
gjeneralmajor Ed
Davis, i cili ndodhet në vendin tonë për një vizitë zyrtare në kuadër të marrëveshjes bilaterale Shqipëri-Britani e Madhe. Në takim ishte i pranishëm edhe shefi i Shtabit të Përgjithshëm të FA,
gjeneralmajor Jeronim Bazo dhe ambasadori i Britanisë së Madhe në Tiranë, z. Nikolas Cannon.
Ministrja e
Mbrojtjes Kodheli, pasi i ka uruar mirëseardhjen në Tiranë
gjeneralmajor Davis, ka vlerësuar mbështetjen dhe ndihmën që Britania e Madhe i ka dhënë Shqipërisë dhe
Forcave të Armatosura shqiptare në rrugën e integrimit euroatlantik, duke nënvizuar se edhe kjo vizitë është shprehje e këtij bashkëpunimi në rritje ndërmjet dy
forcave të tona të armatosura.
Nga ana e tij,
gjeneralmajor Ed
Davis falënderoi ministren
Kodheli për pritjen e ngrohtë që i rezervoi, si dhe vlerësoi arritjet e deritanishme të FA shqiptare në procesin e reformimit të tyre dhe të integrimit të plotë në strukturat e NATO. Gjeneral Devis u shpreh se vizita e tij në vendin tonë, e dyta brenda shumë pak kohësh, është një tregues i qartë i bashkëpunimit shumë të mirë mes këtyre dy vendeve. Duke u ndalur tek bashkëpunimi në fushën e
mbrojtjes, gjeneral Devis kërkoi që të intensifikohet akoma më tej duke nisur menjëherë nga puna me përgatitjen e programeve konkrete. Gjenerali anglez u shpreh se për Britaninë është i rëndësishëm bashkëpunimi me ushtrinë shqiptare dhe kjo vizitë është mbështetje e drejtpërdrejtë për të gjitha reformat që keni ndërmarrë në luftën kundër korrupsionit dhe reformat në sektorë të tjerë.
Gjatë këtij takimi, ministrja
Kodheli dhe
gjeneralmajor Davis shprehën bindjen se bashkëpunimi midis vendeve tona në fushën e
mbrojtjes do të forcohet më shumë në të ardhmen, duke u fokusuar sidomos në stërvitjet dhe ndërveprimin mes
Forcave Speciale të
Forcave të Armatosura të Shqipërisë dhe Marinsave Mbretërorë britanikë.
Më pas, komandanti i Marinsave Mbretërorë britanikë,
gjeneralmajor Ed
Davis është pritur në takim nga shefi i Shtabit të Përgjithshëm të FA,
gjeneralmajor Jeronim Bazo.
Shtuar më 17/02/2014,
ora 16:36