Shqiperi, bllokohen rreth 700 mijë numra AMC dhe Vodafon
Albeu.com
Rreth 700 mijë numra telefonësh celularë të kompanive AMC dhe Vodafon janë bllokuar në mëngjesin e sotëm. Shkak i kësaj është bërë mosregjistrimi i numrave brenda afatit të përcaktuar deri më 30 qershor.Rradhët e gjata nëpër sportelet e dy kompanive që përbëjnë monopolin e telefonisë celulare në Shqipëri, nuk kanë mundur që të përballojnë fluksin e madh të abonentëve që e kishin lënë regjistrimin për ditën e fundit. Numrat e tyre do të mund të rihapen vetëm në momentin që ato regjistrohen.

Ligji për regjistrimin e numrave ka dalë që në muajin janar, por kompanitë kanë toleruar deri në fund të qershorit për regjistrimin e tyre. numri i abonentëve AMC dhe Vodafon mendohet të jetë rreth 1 milion e 800 mijë, ndërkohë që vetëm rreth një milion e tyre kanë bërë rregjistrimin. gazetastart
Shtuar më 01/07/2007, ora 11:08
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori