Shqiperi, 4 rastet te reja te Gripit te Derrit
Albeu.com
Arrin në 12 numri i personave të prekur me grip derri në Shqipëri. Bëhet fjalë për 4 raste të reja të konfirmuara sipas Institutit të Shëndetit Publik, nga laboratori i referencës në Rumani.
Ky laborator ka kthyer pasditen e së hënës përgjigjet e analizave për 13 mostrat e dërguara si raste të dyshuar. Nga këto, vetëm katër prej tyre janë konfirmuar me virusin e gripit të derrit. 8 rasteve të mëparshme i’u bashkohen edhe 4 rastet e reja me gripin e derrit, duke e çuar në 12 numrin zyrtar të të prekurve.
Shtuar më 11/08/2009, ora 00:49
Tage: arkiv

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori