Shqiperi, 30 mije shtetas zgjedhin nje deputet; vendi ndahet ne 12 zona
Pëlqej
Albeu.com
Megjithe kontestimet e disa partive se pari per Kushtetuten dhe tani per kodin zgjedhor, risia kryesore e tyre eshte sistemi elektoral, qe pritet te ndryshoje dukshem spektrin politik shqiptar.Ndryshimi nis qe nga harta zgjedhore, e cila nuk do te ndahet me ne 100 zona, prej nga dilnin 100 deputete ne mazhoritar dhe 40 te tjeret nga proporcionali kombetar.

Harta e re elektorale e vitit 2009 eshte shume e me thjeshte dhe e ndan vendin ne 12 zona zgjedhore, ku secila i korrespondon nje qarku dhe mandatet do te llogariten ne baze te votave qe partia apo koalicioni ka marre per secilin qark.

Por sa deputete do te dalin nga secila zone zgjedhore?

Pas miratimit te kodit elektoral Top Channel ka zbuluar edhe pergjigjen e kesaj pyetjeje. Formula e re eshte e thjeshte.

Numri i pergjithshem i shtetetasve shqiptare rreth 4 milione e 260 mije pjesetohet me numrin 140 deputeteve, prej nga del se nje mandati per deputet i korrespondojne 30 mije shtetas.

Me pas numri i shtetetasve per cdo qark pjesetohet me 30 mije, prej nga dalin edhe mandatet e deputeteve per cdo qark.

Qarku i Tiranes me numrin me te madh te shtetasve te regjistruar do te marre edhe numrin me te madh te mandateve per deputete, 32, qe do te thote se ne kete zone do te jete edhe beteja kryesore e fushates.

Por kjo nuk nenvlereson zonat e tjera, ku cdo mandat mund te beje dallimin e fituesit. Qarku i Fierit me 16 mandate ze vendin e dyte per nga numri i deputeteve qe con ne parlament.

Ne vend te trete vjen qarku i Elbasanit me nje numer te konsiderueshem deputetesh 14, duke u pasuar menjehere nga Durresi, qark i cili con ne parlament 13 deputete.

Kjo do te thote se me gati gjysmen e deputeteve, Shqiperia e Mesme do te jete pike nevralgjike e fushates se ardhshme.

Menjehere pas Durresit vjen qarku i Korces, me 12 deputete dhe nje numer po te njejte mandatesh, 12, do te kete edhe qarku i Vlores, duke zene perkatesisht vendin e 5-te dhe te 6 per nga renditja e numrit te mandateve.

Pas tyre vjen qarku i Shkodres, i cili perfaqesohet ne parlament me 11 deputete dhe ky eshte numri me i larte per veriun e vendit.

Klasifikimi zbret ne qarkun e Beratit me 8 deputete, per t’u ngjitur serish ne veri-perendim me qarkun e Lezhes, qe nxjerr 7 deputete, qarku i Dibres ze vendin e 10-te duke cuar ne parlament 6 deputete.

Vendin e parafundit ne listen e numrit te deputeteve e merr qarku i Gjirokastres me 5 deputete dhe ne fund renditet Kukesi, qe per shkak te numrit me te vogel te shtetasve te regjistruar do te coje ne parlament 4 deputete.

Nese te dhenat zyrtare te deritanishme ne zyrat e gjendjes civile nuk ndryshojne ndjeshem deri ne zgjedhje, ky do te jete edhe projeksioni perfudnimtar per numrin e mandateve te deputeteve per 12 zonat e reja elektorale te vendit. (tch)
Shtuar më 19/11/2008, ora 03:57
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori