Shqiperi, 29 te infektuar nga Gripi i derrit
Albeu.com
Arrinë në 29 numri i personave të prekur nga gripi i derrit në Shqipëri. Instituti i Shëndetit Publik njofton se analizat e 9 mostrave të dërguara për konfirmim në Laboratorin e Referencës për Evropën Juglindore në Rumani rezultuan pozitive.Shtatë nga personat e prekur nga virusi A/H1N1 janë të rritur, ndërsa dy të tjerë janë fëmijë. Ndërkohë mësohet se një bartës i virusit i cili është shtruar ne senatorium është në gjendje të rëndë pasi ai ka edhe probleme te tjera me shëndetin. Mjeket thonë se infektimi nga gripi i derrit eshte faktori kryesor i perkeqesimit te gjendjes se pacientit.
ISHP po vazhdon më analizimin e mostrave të cilat janë marrë nga institucione shëndetësore në të gjithë vendin dhe i kalojnë 500 raste të marra tek personat të cilët kanë shfaqur shenja të gripit si temperaturë deri në 38 gradë, rrufë, dhimbje muskulare, dhimbje koke e deri në shfaqje të shenjave të pamjaftueshmërisë së frymëmarrjes.
Rasti i parë i prekur me virusin A (H1N1) në vendin tonë u konfirmua në 20 korrik, ne një kohe kur në rajonin e Ballkanit prej javësh ishin prekur vendet fqinje .
Shtuar më 28/08/2009, ora 19:08
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori