Shqiperi, 28 Nentor, festohet 93 vjetori i Pavaresise se vendit, qeveria kremton sot dhe Diten e Clirimit
Albeu.com
Shqiptaret perkujtojne sot 93 vjetori e pavaresise se vendit. Si cdo vit ceremonia kryesore organizohen ne Vlore ku do te marre pjese edhe presidenti Alfred Moisiu.Gjate vizites ne qytetin ku 93 vjet me pare u ngrit flamuri i pavaresise, Moisiu do te vendose nje kurore me lule ne monumentin e Pavaresise ndersa do te vizitoje edhe familjet e deshmoreve. Festat e nentorit edhe kete vit kane shkaktuar serish ndarje ne politiken shqiptare. Kryeministri i vendit Sali Berisha ka bashkuar me nje vendim qeverie ceremonite festive te dites se Pavaresise dhe te Clirimit ne 28 nentor duke anashkaluar 29 nentorin qe zyrtarisht mbetet dite pushimi.

Keshtu kryeministri i vendit krahas ceremonive per Diten e Pavaresise pritet te kryeje sot edhe homazhe ne varrezat e deshmoreve per Diten e Clirimit. Megjithese Kuvendi ka vendosur daten 28 nentor Festen Pavaresise dhe 29 nentorin si Festen e Clirimit, qeveria Berisha vetem para pak ditesh mori vendimin per ti kremtuar te dyja festat ne te njejten date ne 28 nentor. Nderkaq opozita eshte shprehur se njeh vetem 29 nentorin si diten e clirimit.
Kryeminstri Sali Berisha ka percaktuar gjithashtu plan-programin e veprimtarise, sipas te cilit, vizita e tij ne Bruksel do te perkoje me 29 Nentorin. “Nderkohe, kryeministri Berisha, ne date 29 nentor do te jete ne Bruksel per nje seri takimesh te rendesishme me perfaqesues te Bashkimit Evropian”, - bejne te ditur burime nga ekzekutivi.

(/Balkanweb)
Shtuar më 28/11/2005, ora 15:35
Tage: arkiv

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori