Shqiperi, 20 politikanët që po heton Prokuroria
Albeu.com
20 politikanë dhe zyrtarë janë proceduar në Prokurori me akuzën e shpërdorimit të detyrës, shkelje në tëndera, mitëmarrje dhe shkelje të ndryshme në administatë.Gjatë dy mujajve të fundit Prokuroria e Rrethit Tiranë ka hedhur pas hekurave një zv-minister, ka akuzuar një tjetër dhe ka arrestuar Zyrtarë të Drejtorisë së Përgjithshme të Rrugëve.

Lulzim Basha ishte i pari që u përball me akuzën e Prokurorisë për shpërdorim detyre për mënyrën e tenderimit të rrugës Durrës-Kukës.

Po me këtë akuzë është përballur edhe ish zv-ministri i Transporteve Armand Teliti si dhe Lejla Saraci, Drejtoreshë e Përgjithshme e Rrugëve.

Prokuroria gjithashtu po verifikon edhe privatizimin e Albtelekomit cka vë përballë përgjegjësisë zyrtarët e Minisrtisë së Ekonomisë.

Pak ditë më parë, u arrestua zv-ministri i Transporteve dhe tetë zyrtarë të tjerë pasi u siguruan prova materiale dhe filmike për të konfirmuar akuzën për mitmarrje.

Përpara përgjegjësisë Prokuroria do të vërë edhe Andi Belin, ish Drejtor i KESH-it.
Kohë më parë, për mitmarrje u akuzua edhe ish-ambasadori shqiptar në Kosovë, Bujar Muharremi.
Shtuar më 27/09/2007, ora 16:51
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori