Sot Kuvend, votohet projektligji për rritjen e pagave të qeverisë, deputetëve dhe administratës

Sot Kuvendi do të zhvilloje senacë plenare, ku pritet të miratohen ligjet për reformën e pagave, që parashikon rritje të pagave për Presidentin, kryeministrin, ministrat, deputetët dhe nëpunësit e administratës publike.

Kujtojmë se të martën, në Komisionin e Ekonomisë u miratua projektligji për rritjen e pagave të administratës dhe institucioneve të pavarura në nivelin nga 20-60%.

Sipas propozimit, paga e deputetëve duhet të dyfishohet nga 156 770 lekë që është aktualisht në 310 250 lekë, ndërsa e Ministrave nga 174 760 lekë në 318 750 lekë bruto.

Kryeministrit dhe kryetarit të kuvendit paga u rritet në thuajse 400 000 lekë bruto nga 228 000 lekë që është sot.

Seanca pritet të shoqërohet me debate, duke qenë se ish-kryeministri Sali Berisha, në mbledhjen me grupin e Rithemelimit tha se çështja kryesore që do të diskutonte do të ishte minimumi jetik.


Shtuar 25.05.2023 08:03