Shqiperi, Te burgosurit serbe nga Haga kryejne denimin ne Shqiperi
Pëlqej
Albeu.com
Parlamenti i Shqipërisë, i ka hapur rrugë marrëveshjes midis Shqipërisë dhe Hagës, për transferimin e të burgosurve të kësaj gjykate në vendin tonë. Të burgosurit serb, tanimë mund të vuajnë dënimin e tyre në burgjet shqiptare.Marrëveshja në fjalë është firmosur në shator, ndërsa me votimin në mënyrë unanime nga ana e Kuvendit, marrëveshja tashmë është ligjëruar. Nga deputetët e pranishëm në seancë, 81 prej tyre dhanë votën pro, ndërsa vetëm 1 abstenoi.

“Për ratifikimin e marrëveshjes ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Kombeve të Bashkuara për zbatimin e vendimeve të Gjykatës Ndërkombëtare të Krimeve për ish - Jugosllavinë”- ishte njëra pikë e axhendës së sotme të Parlamentit.

Marrëveshja e nënshkruar me 19 shtator, është kundërshtuar nga Serbia, e cila i ka dërguar një notë proteste Gjykatës së Hagës. Në Bashkimit Evropian, 16 shtete kanë nënshkruar një marrëveshje të tillë. (start)
Shtuar më 06/11/2008, ora 23:46
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori