Tirana e Shkupi, luftë të përbashkët kundër terrorizmit
Pëlqej
Shqipëria dhe Maqedonia do të intensifikojnë bashkëpunimin në luftën kundër krimitorganizuar, terrorizmit dhe trafikut. Kështu u shprehën sot ministri i Brendshëm Saimir Tahiri dhe homologia e tij maqedonase pas një takimi të zhvilluar në Tiranë.

Ministri i Brendshëm Saimir Tahiri u shpreh se u nënshkrua edhe protokolli për bashkëpunimin policor në periudhën e sezonit turistik, ku do të ketë patrullim nga të dyja palët.

“Shkëmbyem mendime të përbashkëta për krimin, luftën kundër trafiqeve dhe terrorizmit, duke e konsideruar bashëkpunimin ndërinstitucional mes dy vendeve tona si element thelbësor për rezultate të përbashkëta në kuadër të sfidave që kemi jo vetëm në integrimin Europian por edhe për rezultatet konkrete në luftën kundër krimitorganizuar, trafiqeve kundër lëndëve narkotike por edhe kundër terrorizmmit fetar dhe etnik. Një sfidë e cila është rajonale dhe globale. Nënshkruam protokollin e bashkëpunimit, protokoll i cili përfshin bashkëpunimin policor në periudhën e sezonit turistik, duke bërë që të ndërtohen patrulla të përbashkëta në akset rrugore. Është një praktike e sukseshme me Kosovën dhe si e tillë do të ndihmojë edhe marrjen e masave për sezonin turistik duke përballuar edhe fluksion nga Maqedonia ” u shpreh Tahiri.

Ndersa ministrja e Maqedonisë vlerësoi bashkëpunimin me Shqipërinë, duke shprehur gatishmër për bashkëpunim kundër terrorizmit dhe krimitorganizuar.

“Masat konkrete dhe iniciativat që dolën nga ky takim i sotëm, do ngrihen grupe në nivel rajonal që do të ketë shkëmbim informacioni që do luftojë krimin e organizuar. Para pak kohësh në Republikën e Maqedonisë u bënë ndryshime në kodin penal për ata që marrin pjesë në grupet terririste dhe besoj se me këtë kod penal do tyë parandalohen këto raste penale për tu përballur me luftën kundër terrorizmit." tha ministrja Gordana Jankullovska.

Protokolli do të jetë i vlefshëm sezonin veror që vjen. /albeu.com/
Shtuar më 05/09/2014, ora 11:39
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori