Shqipëria, ushtri me pagesë brenda 2010
Albeu.com
Këshilli i Ministrave dhe Ministria e Mbrojtjes po punojnë për realizimin sa më të shpejtë të një drafti që do të heqë shërbimin e detyrueshëm ushtarak në vendin tonë.Ligji për shërbimin ushtarak pritet të ndryshohet duke bërë të mundur përafrimin e standardeve të ushtrisë shqiptare me ato të NATO-s.

Ligji parashikon heqjen e shërbimit të detyrueshëm ushtarak, pagesën e ushtarëve dhe sigurimin e lehtësirave për ta në shumë aspekte, si në ushqim dhe veshmbathje apo sigurimi i një apartamenti.

Heqja e shërbimit të detyruar ushtarak është një detyrë që rrjedh nga dëshira për t’u anëtarësuar në NATO.

Në vizitat e fundit të Kryeminitrit Sali Berisha në SHBA dhe Islandë është bërë i ditur fakti që brenda vitit 2010 Shqipëria duhet të ketë hequr shërbimin e detyrueshëm ushtarak. start
Shtuar më 13/10/2007, ora 21:15
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori