Shqipëria shënon sukses në luftën kundër krimit
Albeu.com
Policia shqiptare ka bërë të ditur se gjatë 7 muajve të fundit në Shqipëri janë goditur 69 grupe kriminale duke arrestuar 280 persona. Shifrat i paraqiti në Tiranë ministri i Brendshëm, Bujar Nishani.Ministri tha se këtë vit në Itali është kapur vetëm rreth 14 kg drogë e nisur nga Shqipëria, ndryshe nga fillimi i viteve dymijë kur çdo vit në Itali kapej një sasi 3-4 tonë drogë me prejardhje nga Shqipëria.

Sipas burimeve zyrtare në Shqipëri janë kapur më shumë se 700 persona të kërkuar prej disa vitesh si autorë krimesh të rënda.

Në një intervistë për BBC, Nishani ka thënë se ky sukses kundër krimit në Shqipëri i dedikohet, në radhë të parë, përkushtimit dhe profesionalizmit të punonjësve të policisë së shtetit.

“Këtu kam parasysh edhe reformën në polici, veçanërisht strukturën e re të saj. Tashmë çdo punonjës i policisë specializohet dhe funksionon në një drejtim të caktuar. Punët janë të ndara ashtu si edhe përgjegjësitë. Jam i bindur që pjesë e suksesit është padyshim edhe vullneti politik që është ofruar si mbështetje policisë”, ka thënë ndër të tjera Nishani.
Shtuar më 20/08/2008, ora 23:05
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori