Shqipëria flet prerë: Referundumi serb i paparanueshëm
Albeu.com
Zhvillimi i referendumit për Kushtetutën e re të Serbisë është përcjellë me reagime negative në Shqipëri. Ministria e Jashtme Shqiptare e ka quajtur të papranueshëm referendumin e mbajtur dje.

"Në kohën kur Kosova është de facto nën administrimin ndërkombëtar dhe përcaktimi i statusit përfundimtar të saj është pjesë e një procesi bisedimesh me ndërmjetësim ndërkombëtar, ky është një veprim i njëanshëm e joproduktiv që nuk i shërben gjetjes së kompromisit dhe si i tillë është i papranueshëm", thuhet në një deklaratë lëshuar nga Ministria e Jashtme e Shqipërisë.

Shtuar më 31/10/2006, ora 16:48
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori