Shqipëri-Maqedoni, hynë sot në fuqi marrëveshje e heqjes së vizave
Albeu.com
Ka hyrë sot në fuqi, marrëveshja midis Shqipërisë dhe Maqedonisë për lëvizjen e ndërsjellë të shtetasve dhe protokollit të saj për qarkullimin në zonat kufitare. Një marrëveshje e tillë ka shkaktuar jo pak polemika në të dy anët e kufirit. Edhe pse Maqedonia ka lejuar hyrjen e shtetasve shqiptarë pa vizë në territorin e vetë, ajo ka vendosur një taksë të posaçme.

Kjo marrëveshje do të ndikojë pozitivisht në lehtësimin dhe rritjen e kontakteve ndërmjet shtetasve në të dy anët e kufirit dhe do të shërbejë për forcimin e marrëdhënieve ndërmjet dy vendeve në të gjitha fushat.

“Në këtë marrëveshje parashikohet përjashtimi nga detyrimi i vizës për të gjithë shtetasit e të dy vendeve të cilët, janë mbajtës të pasaportave të zakonshme, të shërbimit dhe diplomatike, dhe dëshirojnë të hyjnë, transit ose qëndrojnë në territorin e secilit vend”-thuhet në deklaratën e Ministrisë së Jashtme të Shqipërisë.

Marrëveshja u nënshkrua në datën 19 shkurt 2008 nga Ministrat e Jashtëm të dy vendeve gjatë vizitës së Kryeministrit Gruevski në Tiranë.
Shtuar më 03/09/2008, ora 04:18
Tage: arkiv

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori