Shqip edhe ne Qeverine maqedonase ?
Albeu.com
Prej para dy ditëve në Qeverinë e Maqedonisë, në sallën e mbledhjeve janë vendosur kabina për përkthim. Burime qeveritare kanë thënë se vendosja e kabinave mund të jetë e lidhur me trendin e fundit të ...... ministrave të BDI-së për të folur shqip, duke vlerësuar se ky trend mund të transferohet edhe në Qeveri.

Zëdhënësi i Qeverisë Martin Martionovski thotë se kabinat janë vendosur me rastin e vizitës në Qeveri të ambasadorit belg.
“Ambasadori belg të martën iu drejtua ministrave për t’i sqaruar prioritetet e kryesimit belg me BE-në. Kabinat u vendosën për përkthim nga anglishtja për ministrat që nuk e njohin anglishten”, deklaroi Martinovski.
Pak ditë më parë kryetari I BDI-së, Ali Ahmeti i urdhëroi ministrat e tij që të mos flasin maqedonisht me qëllim që t’i revanshohen koalicionit të partnerit qeveritar VMRO-DPMNE-së për mospërfilljet që i bën kjo parti së fundmi ndaj shqiptarëve. Pas urdhrit të marrë nga Ahmeti, zëvendës kryeministri Abdilaqim Ademi dhe Ministi I Ekonomisë Fatmir Besimi nuk kanë fol maqedonisht para mediave, por kanë dhënë deklarata vetëm në gjuhën shqipe.
Ademi madje u sugjeroi gazetarëve dhe medieve maqedonase që të mësojnë shqip ose të punësojnë gazetarë shqiptarë.
"Nëse nuk dini shqip, atëherë mësoni ose punësoni shqiptarë në mediat e juaja", i kishte porositur Ademi gazetarët maqedonas, duke mos iu dhënë atyre asnjë fjalë maqedonisht.
Të dy refuzimet për të dhënë deklarata maqedonisht nga funksionarët shqiptarë kanë ardhur nga Tetova dhe ende nuk është e qartë se ky urdhër i BDI-së a do të vlejë edhe në kryeqytet. (lajm)
Shtuar më 16/07/2010, ora 09:11
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori