Shqetësonin ish-ministrin Manjani, urdhri: Të kontrollohet çdo telefonatë nga burgu!
Ishte kthyer tashmë në një zakon shqetësimi me telefonata nga të dënuarit ndaj Ministrit të Drejtësisë.

Mësohet se kreu i dikasterit të Drejtësisë, shqetësohej ore e pa orë, shpesh pa shkak, madje edhe kur ndodhej në takime zyrtare.

Drejtoria e Burgjeve ka udhëzuar të gjithë shefat e policisë në të 23 institucionet e vuajtjes së dënimit në vend, që të kontrollojnë me rreptësi telefonatat e të dënuarve.

Është bërë publike një email i nisur me datë 27 janar 2017, në adresë të shefave të policisë në burgje, të cilëve u lihet detyrë të udhëzojnë vartësit, që të mbikëqyrin telefonatat e të dënuarve.

“Me urdhër verbal të Drejtorit të Përgjithshëm të Burgjeve, çdo bisedë telefonike, e bërë nga ana e të dënuarve, do të mbikëqyret me rreptësi nga ana e një punonjësi policie si dhe do t’i kontrollohet paraprakisht numri të cilin do të marrë i dënuari”, thuhet në e-mail, shkruan News 24.

Shefat e policisë paralajmërohen se do të mbajnë përgjegjësi administrative nëse nuk zbatojnë urdhrin në fjalë.
Shumë të dënuar nuk e kanë pritur mirë kërkesën që u është bërë nga punonjësi i policisë në burg, duke e konsideruar shkelje të të drejtave të tyre.

Të dënuarit kanë deklaruar se nuk ka asnjë arsye përse t’i vënë në dispozicion policit të burgut, numrin e telefonit që do të telefonojnë, pasi kryesisht janë numrat e familjarëve të tyre./albeu.com/
Shtuar më 22/02/2017, ora 14:44

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori