Shpërthimi në repartin ushtarak në Porto Romano, ja kush janë dy rojet e plagosur
Mbrëmjen e ditës së sotme dy rojet e repartit në Porto Romano kanë mbetur të plagosur pas një shpërthimi aksidental qe ka ndodhur teksa ata pastronin oborrin e repartit. Ata janë Emirjan Kolndreu dhe Vullnet Shehaj.

Nga të dhënat e para bëhet e ditur se ngjarja ka ndodhur pas shperthimit te nje kapsolle pasi rojet i vunë flaken shkurreve.

Dy të plagosur janë dërguar në spital dhe ndodhen jashte rrezikut per jeten, ndërsa policia e Durrësit ka nisur hetimet.

Njoftimi zyrtar:

Shtabi i Përgjithshëm i Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë dëshiron të informojë opinion publik se ditën e sotme datë 22 mars 2017, rreth orës 15:00, në një repart ushtarak në Porto Romano, Durrës, gjatë pastrimit të territorit të repartit ka patur një shpërthim nga i cili është dëmtuar lehtë në dorë dhe këmbë një ushtarak, rreshter në Forcën Ajrore, i cili është dërguar menjëherë në spital, ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Gjithashtu, gjatë shpërthimit ka mbetur i dëmtuar lehtë edhe një punonjës civil i agjencisë së trafikut ajror, Albcontrol.

Nga komunikimi i fundit me mjekët, gjendja shëndetësore e të lënduarve paraqitet e qëndrueshme dhe mund të largohen nga spitali pasi kanë pësuar vetëm djegie të lehta.

Policia Ushtarake dhe ajo e Shtetit kanë shkuar menjëherë në vendngjarje për të bërë verifikimet e nevojshme për nxjerrjen e shkaqeve të shpërthimit./albeu.com/

Shtuar më 22/03/2017, ora 20:24
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori