Shpërthimi në minierën e Bulqizës, dyshohet për 3 viktima
Ditën e sotme, rreth orës 13.30, në Minierën e Kromit në Bulqizë ka ndodhur një shpërthim gazi metan.

Mësohet se shperthimi ka ndodhur ne nivelin 21 te minieres, ne seksionin e punimeve per pusin e ri, 1000 m ne thellesi te saj

Ne oret e mbremjes raportojet se ka dyshime që 3 minatorët kinezë kanë vdekur, pasi grupet e shpëtimit nuk arritën të futen në nivelin e 21-të. Me heret u raportua se u plagosën 3 minatorë kinezë dhe u bllokuan 3 të tjerë.

Operacioni i kërkim shpëtimit do ndërpritet gjatë natës dhe do rinisë të dielën. Në Bulqizë ka shkuar edhe ambasadori kinez në vendin tonë./Albeu.com/
Shtuar më 04/02/2017, ora 21:00

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori