Shpërthimi në Ballsh/ “Valvula kishte patur defekt disa ditë më përpara”
Gazetari Fatos Hakorja i ftuar në studion e Opinion ka folur për një version ende të pakonfirmuar, lidhur me arsyen e mosfunksionimit të valvulës së hidrogjenit në rafinerinë e naftës në Ballsh, ku ndodhi shpërthimi i 40 metër kub hidrogjen.

Ai thotë se valvula kishte patur një defekt disa ditë më përpara, por kushtet teknike të saj duhet të ishin inspektuar brenda datës 22 Nëntor 2016.

Hakorja më tej sqaroi se inspektimi i fundit ishte bërë nga një shoqëri, palë e tretë në vitin 2015, por askush nuk di të thotë se cila ishte arsyeja e shpërthimit të 40 metër kub hidrogjen.

“Valvula kishte patur një defekt disa ditë më përpara. Kushtet e saj duhet të ishin inspektuar brenda datës 22 Nëntor të 2016 pasi inspektimi i fundit është bërë nga një pale e tretë e kontraktuar, me bazë në Fier në 2015. Kushtet teknike duhet të kryhen brenda një viti. Pra ishte brenda afateve për tu kontrolluar por askush nuk thotë dot sot se cila ishte arsyeja e 40 m3 hidrogjen. Në gjithë këtë kakofoni deklaratash, ajo që do të vendosë vulën është prokuroria e Fierit. Ka qenë pak e ngadaltë për shkak të rrethanave të ngjarjes, sepse dy nga dëshmitarët kanë qenë në gjendje të rënë. E kane të pamundur të flasin. Prokuroria do të kontaktojë një ekspert të pavarur për të bërë një raport specifik mbi kushtet teknike të uzinës dhe përcaktuar shkaqet”, tha mes tjerash Hakorja./Albeu.com/
Shtuar më 15/11/2016, ora 23:29
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori